Shtatë arra në ditë ulin dukshëm shenja e plakjes, mbrojnë njeriun nga sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit, sipas një studimi të ri. Arrat përmbajnë nivel të lartë të vajit, proteina me kualitet të lartë dhe karbohidrate. Po ashtu janë të pasura me kalium, magnez, fosfor, hekur dhe vitaminat B dhe C, transmeton KP. Studimi është publikuar në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”. Sipas këtij studimi, konsumimi i arrave ul nivelin e kolesterinës, derisa konsumi i rregullt i tyre zvogëlon gjasat për zhvillimin e diabetit të tipit 2.