Ndeshja mes AEK dhe Ajax, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, e luajtur më 27 nëntor të vitit 2018 u vu nën hetim nga UEFA sepse para fillimi të ndeshjes pati incidente të dhunshme në shkallët e stadiumit.
Për këtë, në hetimin e UEFA-s u përpiluan 7 akuza:
– Hedhja e objekteve
– Ndezja e fishekzjarrëve
– Invadimi i fushës nga tifozët
– Çrregullimet e turmës
– Organizimi i pamjaftueshëm
– Baner i paligjshëm
– Shkallët e bllokuara
https://twitter.com/i/status/1067743061537636352
Për të gjitha këto u vendos që klubi i AEK të jetë në provë për dy vitet e ardhshme dhe nëse ngjarjet përsëriten do të përjashtohet nga kompeticionet evropiane. Gjithsesi dy ndeshjet e ardhshme në kupat e Europës, AEK do t’i luajë pa tifozë në fushën e vet. Ndërsa klubi u gjobit me 80 mijë euro.