Një shofer automobili u lëndua rëndë në një nga gjithsej shtatë aksidentet rrugore që janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente janë lënduar pesë persona, ndërsa në katër u shkaktua dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar shumë kundërvajtje. Njëzet e shtatë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, shtatë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe dhe tre shoferë për rreshtim të parregullt. Nga komunikacioni janë përjashtuar një shofer, i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 15 shoferë para se të marrin leje për drejtim të automjetit dhe një shofer fillestar, si dhe një automjet teknikisht i parregullt dhe 10 automjete të paregjistruara. U sanksionua edhe një këmbësor, i cili ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë. Janë hasur 93 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 80 automjete.