Një udhëtar në autobus është lënduar rëndë në një prej gjithsej shtatë aksidenteve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente lëndime më të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa në një është shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e komunikacionit ka sanksionuar pesë shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 11 shoferë para se të marrin patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë, si dhe 15 automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe tre shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar, gjashtë shoferë për parkim të padrejtë, tre shoferë për tejkalim të shpejtësisë, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zona të udhëkryqeve, dy persona për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, tre shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurisë, si dhe 11 shoferë të cilët kanë përdorur celular gjatë drejtimit të automjetit.
Janë zënë edhe 141 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë mënjanuar 67. (koha.mk)