Berlin, 25 shkurt – Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmaer sot paralajmëroi të mos ndërpriten të gjitha lidhjet me Rusinë edhe krahas periudhës së vështirë në marrëdhëniet, duke theksuar se Perëndimi dhe Rusia janë përgjegjës për paqen në Evropë.
“Kjo është një fazë e rëndë të marrëdhënieve tona, duhet të sigurohemi që lidhjet të mos ndërprite tërësisht”, tha presidenti i Gjermanisë, duke theksuar se shumë ura midis Perëndimit dhe Lindjes janë shkatërruar në 20 vitet e fundit.
Sipas tij, kjo është një gjendje alarmante, veçanërisht në këto kohë të krizave.
“Jetojmë në një periudhë të marrëdhënieve të rënda, por ka të kaluar para tyre dhe të ardhme pas tyre”, tha Shtajnmaer në konferencën vjetore të komitetit gjerman për marrëdhënie ekonomike të Evropës Lindore, që u mbajt onlajn.
“Të dyja palët jemi përgjegjëse për të ardhmen e një Evrope paqësore”, theksoi presidenti gjerman.