[adning id="476476"]

Shtabi kryesor për menaxhim me kriza e ndërmori koordinimin në luftën kundër zjarreve

13

Shkup, 5 gusht – Prej sot Shtabi kryesor për menaxhim me kriza e ndërmori koordinimin e plotë në luftën kundër zjarreve.

Shtabi kryesor në mbledhjen sot pasdite solli Plan të aksionit për preventive dhe menaxhim me zjarret.

Siç kumtoi drejtori I QMK, Stojançe Angellov, plani është I njejtë për nga vëllimi si vitet e kaluara kur pati zjarre të fuqishme, por I përforcuar.

“Plani I referohet disa qëllimeve: mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, mbrojtja e të mirave materiale dhe mjedisit jetësor, përforcimi I masave për izolim të rajoneve të kapluara nga zjarri, përfshirja e institucioneve kompetente dhe sigurimi I nivelit të lartë të koordinimit, si dhe koordinim dhe shpërndarje të ndihmës ndërkombëtare”, theksoi Angellov.

Ai përmendi se prej nesër, çdo ditë në orën 10 QMK do të informojë për gjendjen me zjarret, ndërsa sipas nevojës do të thirren edhe konferenca për shtyp për informim të shpejtë dhe të saktë.