Shkup, 13 maj – Në bazë të drejtimeve të shtabit të krizës, i cili dje kishte mbledhje, ndërsa pas paralajmërimeve për motin e keq “Andrea” dhe obligimet e ndara mes ndërmarrjeve publike, ekipet e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” dolën në teren dhe zbatuan aksion të jashtëzakonshëm për pastrimin e pellgjeve në rrugët dhe pikat kritike përgjatë qytetit, ndërsa ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” me makineri pastruan kanalet kryesore në Shkup.
Kanalet pastrohen që të sigurohet rrjedhë e pandërprerë e ujit nga reshjet eventuale të shiut.
Sipas paralajmërimeve, stuhia “Andrea” e cila pritet në ditët në vazhdim që ta kaplojë rajonin mund të sjellë reshje të mëdha në sasi prej 50 deri në 80 litra për metra katrorë.
Prej DPHM informojnë se deri të premten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, në disa vende me reshje të mëdha të shiut. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me reshje, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit. Për fundjavë moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë.
Në mbledhjen në Qytetin e Shkupit, me të cilën dje kryesonte Dushko Veskovski, drejtor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” ishin koordinuar aktivitet dhe u ndanë detyrimet mes ndërmarrjeve publike, brigadës kundër zjarrit, shërbimet inspektuese dhe komunat e tjera dhe institucionet shtetërore.
Shtabi i krizës i Qytetit të Shkupit apelon që të hiqen pompat në gropat e ndërtimit, ndërsa qytetarët t’i denoncojnë problemet në 193 dhe të mos parkojnë afër drunjve dhe në afërsi të kanaleve. Në mënyrë shtesë, iu thekson qytetarëve që në rast të zbrazjeve elektrike të mos qëndrojnë në hapësirë të hapur.