Beograd, 28 korrik – Shtabi i krizave të Serbisë për shkatërrim të koronavirusit sot vendosi që qytetarëve të cilët kanë sëmundje kronike t’u rekomandojë dozë të tretë të vaksinës kundër infektimit.
Ministrja e Punës Darija Kisiq Tepavçeviq, deklaroi se bëhet fjalë për persona të cilët kanë gjendje të mungesës së imunitetit dhe sëmundje kronike, të cilat janë të lidhura me imunitetin.
Ajo shtoi se dozën e parë të vaksinës deri tani e kanë marrë 49,7 për qind e qytetarëve të rritur, gjegjësisht mbi 2,6 milion njerëz, ndërsa 2,5 milion i kanë marrë të dy dozat, që “nuk është mjaftueshëm të parandalohet përhapja e sëmundjes”.
Në mbledhjen e sotme nuk ishin sjellë masa të reja për kontroll të koronavirusit.