Shkup, 1 shkurt – Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë sot do t’i shpallë fituesit e çmimeve për vepra më të suksesshme letrare në vitin 2017.
SHSHM ndan pesë çmime vjetore. “Aci Shopov” për poezi, “Stale Popov” për prozë, “Dimitar Mitrev” për kritika dhe ese, “Vanço Nikoleski” për libër për fëmijë dhe “Ura letrare” për librin më të mirë të shkruar një njërën prej gjuhëve të komuniteteve.
Në konkursin e SHSHM-së kanë mbërritur 76 vepra nga të gjitha zhanret. Vendimet për realizimet më të mira i kanë marrë komisionet e jurisë të përbërë prej 15 shkrimtarëve të shquar, profesorë universitarë, punonjës shkencorë, kritikë dhe eseistë.
Sot do të shpallen fituesit e çmimeve, ndërsa do t’u ndahen më 13 shkurt, në solemnitetin me rastin e 71 vjetorit të themelimit të Asociacionit të Shkrimtarëve të Maqedonisë.