Shkup, 9 maj – Pas më shumë se dhjetë viteve, në Maqedoni po shihet njëpamje e re politike,l ku emdiumet kanë ambuent të ri dhje mundësi që të punojnë në mënyrë profesionale, duke bashkëpunuar me institucionet shtetërore, theksoi drejtoresha e Federatës evropiane të gazetarëve (FEG), Renata Shreder në takimin e sotëm me minsitrin pa resor, të angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, gjatë takimit Shreder i ka shprehur Popovskit urime për angazhimin e Qeverisë për parimet e deklaruara për punë transparente dhe llogaridhënëse, si dhe për komunikimin e hapur dhe transparent me opinionin dhe mediumet.
Ministri Popovski, ndërkaq, ceket, duke u falënderuar për vlerësimet pozitive, theksoi se koncepti për qeveri të hapur, e cila i mbështetë parimet e transparencës dhe llogaridhënies është me qëllim që t’u tregohet qytetarëve se si shpenzohen paratë e tyre dhe shtoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë vendosë standarde edhe për të gjitha qeveritë e ardhshme, me angazhim që të mos përsëritem gabimet nga e kaluara.
Ai e informoi Shreder se Qeveria ka krijaur sektor real për komunikim dhe përmes konferencave të rregullta për shtyp qytetarët informohen rregullisht për të gjitha vendimet të cilat sillen në mbledhjet e rregullta.
Ai shtoi se krahas asaj që po bën Qeveria lidhur me sigurimin e kushteve demokratike për respektim të lirive, nevojitet, theksoi, edhe institucionet e tjera në shtet, prokuroria dhe gjykatat, të veprojnë profesionalisht në mënyrë maksimale ndaj cilit do sulm apo kërcënim kundër një punonjësi medial.
Ministri Popovski dhe Shreder do të marrin pjesë në Konferencën e pestë vjetore për mediume në Evropën juglindore, e cila më 10 dhe 11 maj do të mbahet në Strugë, në organizim të përfaqësuesit të OSBE-së për liri të mediumeve në bashkëpunim me operacionet terrenore të OSBE-së në Evropën Juglindore.