Një masë e madhe e qytetarëve evropianë, e shprehin hapur se nuk duan të pranojnë më shumë refugjatë sirianë. Kjo “krizë” ka provokuar një valë të jashtëzakonshme ksenofobie dhe Islamofobie, sidomos në vendet e Evropës Qendrore, shkruan Gazeta e Re. Gjatë këtyre 3 viteve të fundit ku kriza e refugjateve po përjeton kulmin, viktimat e terrorit dhe krizës ekonomike që kanë gjetur strehimin në Evropë, po braktisen, duke u lënë në mëshirë të fatit. Shpresa e “fundit” për ta është Evropa. Refugjatët që janë detyruar të largohen nga vendet e tyre për shkak të luftës dhe shqetësimeve të brendshme, po migrojnë në Evropë për të krijuar një jetë të re. Rruga e këtyre refugjateve që tentojnë të arrijnë në Evrope është plot me rreziqe, me të cilat ata po ballafaqohen me të madhe, e shpeshherë kjo rruge e “shpresës” është edhe vdekjeprurëse. Përpos rrugës me rreziqe edhe tek destinacioni i arritur ata po ballafaqohen me vështirësitë dhe diskriminim. Raportet e fundit tregojnë se shtetet e Evropës qendrore për këtë situatë luajnë rolin e të verbëritë, të shurdhëritë dhe memecit. Sipas raporteve të fundit publikuar nga OKB-ja, kushtet në kampet e ngritura në shumë vende evropiane mund të konsiderohen pa frikë si çnjerëzore dhe mund të krahasohen me kampet e përqendrimit. Ka mungesë të theksuar të ushqimit dhe përkujdesjes mjekësore për familjet emigrante. Ajo që vlen të theksohet këtu është se numri i emigrantëve sirianë që synojnë Evropën është relativisht i vogël, rreth 350 mijë në vit, krahasim me numrin e madh të refugjatëve të strehuar në vendet muslimane, i cili shkon në disa miliona. Mund të themi se barrën e refugjatëve janë duke mbajtur Turqia dhe Libani. Vetëm ne kampet turke janë strehuar rreth 3,2 milionë refugjate sirianë. Kurse në Liban afro 1,1 milionë dhe nga ku po vërshojnë një pjesë e tyre për në Evropën Perëndimore nëpërmjet ishujve grekë dhe mandej nëpërmjet korridorit ballkanik. Një statistikë tejet tronditëse vjen nga komisioni i BE-së, Institucioni përgjegjës për refugjatet dhe azilkërkuesit, ku raportohet se prej vitit 2013 deri 2016 janë raportuar mbi 10,000 raste për humbjen e fëmijëve sirian nëpër shtetet të ndryshme të Evropës dhe kjo pasi të jenë regjistruar në kampet. Autoritet njoftojnë se një pjesë e madhe e tyre po shfrytëzohen për qëllimet kriminele, seksuale dhe për trafikimin e organeve. Analistet pohojnë se me ardhjen e refugjateve në Evropë është hapur një sektor të ri biznesi e cila kohëve të fundit ka marr një formë shumë fitimprurëse.