Janë regjistruar 381 kundërvajtje për mosmbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u ballafaquar me virusin korona.