Shqiptohen 319 sanksione për mosmbajtjen e maskës

18

Shkup, 10 janar – Policia gjatë 24 orëve të kaluara i shqiptoi 319 sanksione për mosmbajtjen e maskës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, informojnë se gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e maskës, janë regjistruar 319 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes së Kovid-19.