Gjatë kontrollit të intensifikuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar, të kryer gjatë ditës së djeshme, janë sanksionuar 204 shoferë.
Siç njoftoi sot MPB-ja, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të shqiptuara, pesë automjete kanë udhëtuar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 141 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 63 jashtë vendbanimeve.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojn te ë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit.