Debati mbi mos premtimet e pambajtura ndaj banorëve të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019 në Shqipëri ka mbërritur dhe në Itali.
Shtetesja shqiptare, Kozeta Bejdollari, nga Gramshi, e mbetur e vetme me dy fëmijë të mitur, pa shtëpi e me biznes të shkatërruar nga tërmeti, kërkon strehim në Aquila të Italisë.
Kërkesa e saj bazohet në premtimin e një viti më parë të kryetarit të bashkisë së Auqilas Pierlugi Biondi, i cili menjëherë pas tragjedisë natyrore që goditi Shqipërisë deklaroi se ” do vinte në dispozicion banesa të realizuar pas tërmetit për familje shqiptare të mbetura pa shtëpi, si dhe do të ndihmonte me bagazhin e eksperiencës profesionale e njerëzore në menaxhimin e situatës së kësaj emergjence në Shqipëri.”
Nëna shqiptare zgjodhi të rinisë jetën e saj së bashku me dy të miturit në Aquila, qyteti ku jeton i vëllai i saj e mbi të gjitha qyteti qe qyteti që premtoi publikisht mbrojtje e strehim për njerëz si ajo që tërmeti i shkatërroi gjithçka.
Qyteti i Aquilas në Itali ka një histori të dhimbshme me tërmetin që më vitin 2009 goditi këtë territor duke shkaktuar mbi 300 viktima e mbi një mijë të plagosur, e ka një ndjesi të veçantë për çdo komunitet apo qytet që troditet nga një tragjedi e tillë.
Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, komuna e Auqilas u vu në dispozicon të kërkesave të Departamentit të Mbrojtjes civile Italiane për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë e rreth 60 vullnetarë italianë nga Aquila mbërritën në venditn tonë e ngritën një tendë ku u strehuan 250 banorë të goditur nga katastrofa e tërmetit.
Rasti i gruas shqiptare që zgjodhi Aquilan për të rinisur jetën e për të marrë premtimin e dhënë nga kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, është bërë publik nga këshilltarja komunale e kësaj bashkIe Edlira Banushaj.