Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Greqi, ku një shqiptar ka vrarë me thikë bashkatdhetarin e tij.
Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos, ku dy shqiptarët po hanin e pinin, ndërkohë që më pas, kishte pasur një debat me tone të ashpra mes tyre.
Informacionet bëjnë me dije se 45 vjeçari ka qëlluar tre herë me thikë një 38 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij që në atë moment ndodheshin në shtëpi. Sulmuesi, pas vrasjes doli nga shtëpia në gjendje të dehur, ndërsa u identifikua dhe u arrestua menjëherë nga policia.