Shqiptari vjedh rrymën në Londër, dënohet me 4 vite burg

35

Shaip Nimani, 52 vjeç, me origjinë nga Kosova, kishte punësuar rumunin Sandu Laurentiu Sava 40-vjeç, dhe pesë burra të tjerë rumunë që të punojnë për 40 £ në ditë në autolarjen e tij “Bubbles” në lindje të Londrës. Ai kishte ndalur 40 £ në javë nga çdo punonjës për qëndrimin e tyre në një bllok strehim të improvizuar pas auto-larjes, nën harqe, të cilën ai e kishte marrë me qira nga Rrjeti hekurudhor. Vendstrehimi është përshkruar si një “pisllëk” që përbënte “rrezik ekstrem për jetën”. Sandu Laurentiu Sava pësoi një goditje fatale elektrike, ndërsa ishte duke bërë dush në garazh, pasi Nimani kishte anashkaluar matësin elektrik për të kursyer para, sipas gjykatës, shkruan dailymail, transmeton zeri.info. Prokurori William Boyce QC i tha gjykatës: “Kushtet në bllokun e banimit përbënin rrezik ekstrem për jetën. Sistemet elektrike në auto-larje ishin në një gjendje të tmerrshme. Ishte manipuluar me energjinë elektrike në auto-larje në mënyrë mjerisht të paaftë duke anashkaluar matësin elektrik, dhe nuk ka dyshim, për të shmangur pagesën e faturës”.

Comments are closed.