“Hajdut profesionist dhe këmbëngulës” – një dekadë u tall shqiptari me policinë
Pas një serie të gjatë vjedhjesh në një lagje të pasur të Londrës dhe talljes me policinë më shumë se një dekadë shqiptari A. Kapaj u dënua me 14 vjet burg në Londër. „Ju jeni një hajdut profesionist dhe këmbëngulës“ tha gjykatësi londinez në dhënien e dënimit për shqiptarin, njofton agjecia e lajmeve, AFP, përcjellë KOHA.
Prej kohësh shqiptari 43 vjeçar përhapte frikë mes banorëve të Ëimbledonit. Tek viktimat e tij të vjedhjes ishin edhe legjenda e tenisit, Boris Becker dhe sulmuesi i njohur francez, Nicolas Anelka. Në kërkimet për kapjen e tij u angazhuan 50 policë. Hetuesit arritën të zbulonin Kapajn pas gjurmëve të ADN-së. Në shkurt Kapaj, edhe familjar, u kap në një kioskë 160 km larg Londrës. (koha.mk)