Shkup, 17 shkurt – Tragjedia e “Llaskarcës” ku humbën jetën 15 persona, 37 u lënduan, e disa ende po luftojnë për jetë, përveç tragjedisë nxorri në pah edhe shpirtin human të qytetarëve të këtij vendi, pa dallim feje dhe etnie, shkruan gazeta KOHA.
Edhe pse u raportua se banorët lokal të fshatit Llaskarcë, por jo vetëm edhe qytetarë të tjerë ndihmuan bashkë me organet kompetente në shpëtimin e viktimave të këtij aksidenti, midis tyre kishte edhe të atllë që u interesuan për të lënduarit edhe pasi që ato u dërguan në kurim në spital.
Sedati ka arritur që ta gjenë pasagjeren të cilës i kishte ndihmuar që të mbijetojë, e cila ishte nën autobusin e përmbysur në fatkeqësin e “Llaskarcës”. “Vetëm të jetë gjallë Jasmina – ishte dëshira e tij më e madhe”.
Për disa ditë, ai pa sukses kërkoi informacion nëpërmjet korridorev të spitaleve, dhe në fakt nuk e dinte as emrin e saj. Për shkak të kësaj, Sedati kërkoi nga mediat që ta ndihmonin të gjente atë. Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtator”, Sedati arrinë që ta gjenë Jasminën.
Gazetari i portalit Maktel, i cili i ka ndihmuar Sedatit që ta gjenë Jasminin, rrëfen se ka qenë dëshmitarë i një momenti emotiv, në të cilin një vajzë e re u gjend ballë për ballë me njeriun që i shpëtoi jetën, transmeton KOHA.
“Kurrë nuk do të harroj momentin e lutjes së saj për ta ndihmuar. Shpresoj se asnjëherë më të mos na përsëritet një tragjedi e tillë”, tha Sedeti.
Ndërsa Jasmina, ka faleminderuar Sedatin për kujdesine treguar, dhe e ka cilësuar atë si “heroi të vërtet”. (koha.mk)