Shqiptari Asdrit Kapaj është duke u përballur me drejtësinë britanike pasi i njëjti ka vjedhur stoli dhe gjëra tjera më rëndësi në vlerë prej më shumë se 500 mijë euro. Kapaj këto vjedhje i kishte kryer nga viti 2008 deri në vitin 2018.
Ai tashmë ka dalë para gjykatës ku edhe u bë e ditur se vetëm në një vjedhje në shkurt të vitit 2017, pranë një klubi të famshëm në Wimbledon arriti të marrë stoli ne vlerë prej 371 mijë e 855 paund, ndër to një unazë diamanti, një stoli ari, një fustan e para të gatshme.
Të njëjtit dënimi parashihet t’i jepet më 21 qershor, ndërsa thuhet se ai ka hyrë deri në 200 shtëpi për të vjedhur.
Kapaj para se të kryente vjedhjen, hiqte kamerat e sigurisë ose shkëpuste kabllot dhe përdorte shkallët për të hyrë në objekte të ndryshme.