Një shqiptar është arrestuar një ditë më parë për kanosje, përndjekje dhe plagosje të rëndë në Firence të Italisë. Ai hodhi benzinë mbi tezën e tij, duke e kërcënuar se do i vinte zjarrin së bashku me zdrukthëtarinë në të cilën gruaja punonte prej kohësh dhe ishte pronare. Ai kërkonte që gruaja të tërhiqte një ankesë në polici, të paraqitur në gushtin e kaluar. Shqiptari 36 vjeç, u arrestua nga policia e Firences.
Policia e gjeti shqiptarin duke u përpjekur të heqë qafe erën e benzinës dhe të fshehë rrobat e tij. Njeriu përfundoi në pranga për krime të veprimeve persekutive, kërcënime të rënda dhe lëndime personale, kështu që ai u dërgua në dhomat e paraburgimit.
Gjatë përleshjes me tezen e tij, ai kishte spërkatur veten dhe gruan në magazinën e zdrukthëtarisë, duke e kërcënuar se do të vinte zjarrin, për ta bindur gruan që të tërhiqte denoncimin. Më herët i arrestuari ka pasur konflikte me bashkëshortin e tezes së tij dhe flitet për episode dhune.