Adem Gashi, një shqiptar i cili jeton në Australi, sot në mëngjes në trenin e Sydney ka gjetur një çantë me 6250 dollarë, të cilën ia ka kthyer pronares përmes televizionit Channel 7.
Gashi përmes “Facebook”-ut ka njoftuar se pas paraqitjes së rastit, kanë gjetur adresën e gruas dhe ia ka kthyer çantën me gjithë paratë.
Ky gjest i vlerësuar si shumë human, është bërë lajm edhe në televizionit Channel 7. ‘’Sot në Mëngjes duke udhëtuar me tren e kam Gjetur një çantë me 6250 dollarë pastaj kam kontaktuar me Televizionin Channel 7 dhe se Bashku me të kemi gjetur adresën e asaj gruas të cilës i kishte humbur çanta dhe ia kam kthyer çantën me gjithë paratë. Shpresoj se të gjithë njerëzit duhet të bëjnë kështu sepse është ndjenjë e mirë kur humb diçka dikush me t’i sjellë në shtëpi”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.