Bielefeld, 8 qershor – Në ditën e divorcit, një shqiptar i dha fund jetës së tij. Në një burg në Bielefeld të Gjermanisë, rreth orës 06.00 të mëngjesit të së martës shqiptari u gjet i vdekur nga gardianët. Ai ndodhej në qeli i akuzuar për vjedhje dhe plagosje dhe duhet të qëndronte pas grilave deri në vitin 2019. Drejtuesit e burgut thonë se ai kishte shfaqur shenja agresiviteti edhe ndaj stafit, por nuk kishte dhënë sinjale se mund të bënte një akt të tillë. 41- vjeçari ishte varur me çarçaf, ndërkohë që dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rëndë psikologjike, pikërisht se në ditën e flijimit do të mbahej procesi gjyqësor që do e divorconte nga e shoqja.