Biliardi është një nga lojërat shumë të preferuara ndër shqiptarë. Por, djaloshi 18 vjeç nga Laçi, Eklent Kaçi, nuk e ka vetëm pasion. Ai është në rrugë të mirë të shpallet kampion i botës në biliard, garën botërore të lojës me 9 topa të biliardos.
Të martën ai e ka eliminuar kundërshtarin e radhës, duke u kualifikuar në 1/16’tën e finales.
Kaci ka befasuar të pranishmit me precizitetin dhe mënyrën e lojës, sidomos për faktin se synon të bëhet kampion edhe pse është vetëm 18 vjeç. Kaci ka filluar të luajë biliard qysh në moshën 8 vjeçare, ndërsa kur ishte 10 vjeç kalonte deri në 10 orë në ditë duke ushtruar. “Çdo herë që luaj përpiqem të kënaqem me lojën, të jap më të mirën, të luaj lojën time”, ka thënë Kaci pas fitores.