Akademikët dhe politikanët vlerësojnë fenomenin e multikulturorës, multilingualizmit dhe interkulturalizmit që nga koha e Skënderbeut, kurse ky fenomen duhet të përcillet brez pas brezi, për te dëshmuar civilizimin tonë dhe bindjet pro evropiane të popullit shqiptar
Remzije BILALLI
Shkup, 17 tetor – Dhjetëra studentë shqiptar, akademik, profesorë dhe funksionarë shtetëror morën pjesë në seminarin shkencorë ndërkombëtar me temën “Multikultura, multilingualizmi dhe interkulturalizmi ndër vite” në kuadër të shënimit të vitit të vdekjes së Skënderbeut.
Seminari u organizua dhe u zhvillua në hapësirën e Universiteti Nënë Tereza, në bashkëpunim me Ministrin e arsimit dhe shkencës (MASH) dhe Ministrinë e kulturës. Akademikët e pranishëm u shprehën se fryma e këtyre tri koncepteve u transmetua dhe u mbështet ndër shekuj tek populli shqiptar, duke filluar që nga koha e Skënderbeut, rilindasit tanë duke arritur deri tek gjenerata e sotme, ndërsa neve na ngelet që të vazhdojmë ta përcjellim brez pas brezi.
Përmes punimeve të prezantuar gjatë kësaj konferencë, folësit sollën teza të reja mbi konceptet dhe konfliktet e multikulturalizmit dhe multilingualizmit, dallimet dhe ngjashmëritë në kulturë tek familjet shqiptare dhe maqedonase, ndikimi i kulturës mbi ndarjen territoriale dhe shumë punime të tjera lidhur me këtë temë. Të gjitha punimet seminarike të cilat u prezantuan sot, do të botohen në revistën “Komunikimi Multikulturor”.
Luan Starova dhe Rubin Zenon shtjelluan ndikimin dhe kontributin e rilindësve mbi këto vlera, që nga Faik Konica, Sami Frashëri, Jeronim De Rada të cilët tolerancën kulturore dhe gjuhësore e kishin shprehur në botimet e tyre në revistën prestigjioze “Albania”, ku kishin botuar në gjuhë të ndryshme por gjithmonë duke lobuar për identitetin, problematikat dhe çështjen shqiptare.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës , Arbër Ademi i cili tha se këto tri koncepte janë përbërës kryesor të ngritjes dhe përparimit të një shoqërie, sepse të bashkëjetosh me kultura të ndryshme është avantazh dhe guxim dhe jo shkak për te nxitur konflikt.
Zv.ministri i ASH,Petar Atanasov theksoi se qeveria ka formuar grup i udhëhequr nga profesor Rubin Zenon që pritet të kontribuojë në hapjen e temave rreth këtyre vlerave, për të mundësuar jetesë dhe respekt midis të gjithë kulturave në shtetin e Maqedonisë.
Ndërkaq, ministri i Kulturës, Asaf Ademi e vlerësoi figurën e Skënderbeut si shembull tipik i multikulturalizmit dhe multilingualizmit i cili duhet ndjekur. Ademi theksoi se njohja e gjuhës së tjetrit, e kulturës së tij dhe bashkëjetesa në kushte të tilla, janë tipar me të cilin ne mund të mburremi edhe para vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Evropian dhe dallimet e tilla duhet të bëhen ura komunikimi dhe ndërkëmbimi.
Mesazhi për popullin shqiptar nga ana e akademikëve e cila përcjellët me breza të tërë ngelet i qartë, tolerancë dhe mirëkuptim për të treguar civilizimin tonë shekullor dhe pro perëndimor.