Cili duhet të jetë aleati më i madh i Maqedonisë së Veriut, është pyetja e këtij hulumtimi në të cilën 43.2% e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur pro Bashkimit Evropian, në krahasim me 16% – pro SHBA. Ajo që bie në sy është se rreth 20% e të anketuarve besojnë se Rusia duhet të jetë aleati më i madh i vendit tonë, ndërkohë që numri i shqiptarëve (59.3% ) që e konsiderojnë BE si aleatin më të madhe është dukshëm më i madh në krahasim me maqedonasit etnik (39%)
Hekuran JASHARI
Shkup, 27 shkurt – Instituti për demokraci “Societas Civilas“ në bashkëpunim me Fondacionin “Konard- Adanauer”, kanë realizuar një hulumtim të titulluar “Analizë e opinionit publik lidhur me procesin integrues të Maqedonisë se Veriut në BE”. Hulumtuesit kanë gjetur të dhëna interesante sa i përket procesit integrues të vendit tonë, sidomos se cili është mendimi i opinionit publik lidhur me këtë çështje pas refuzimit të Këshillit Evropian për mos hapjen e negociatave. Për gjatë 10 viteve të fundit mund të thuhet se ka pasur rritje të entuziazmit të qytetarëve për anëtarësim në BE, mirëpo vitin e fundit ka pasur një rënie të dukshme shkaku i refuzimit të hapjes së negociatave për vendin tonë. Në matjen e opinionit publik lidhur me procesin euro-integrues, janë marrë për bazë dy etnikumet si më të mëdha në vend – ai maqedonas dhe shqiptar.
Lidhur me pyetjen se kush duhet të jetë aleati më i madhe i vendit tonë, janë shfaqur dallime të theksuara mbi baza të përkatësisë etnike. Sipas hulumtimit, rezulton që maqedonasit kanë një perceptim më negativ lidhur me avancimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE , në krahasim me shqiptarët të cilët janë treguare më optimist. Pjesë e këtij hulumtimi është edhe vlerësimi se shumë gjëra që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar qytetarët maqedonas kanë shprehur doza të skepticizmit ndaj BE-së, sidomos pas ndërrimi të emrit të vendit, por nuk mbeten anash edhe politikat e zgjerimit brenda BE-së, si dhe qëndrimi refuzues i Francës.
Lidhur me pyetjen se kush është fajtori kryesorë për mos hapjen e negociatave, gjysma e të anketuarve besojnë se mospërmbushja e reformave të brendshme nga ana e Qeverisë ka bërë që të mos kemi hapje të negociatave për anëtarësim në BE vitin e kaluar.
Më tepër se një e treta e të anketuarve besojnë se vendi ynë mund të bëhet pjesë e BE brenda një periudhe kohore prej tre deri në pesë vjet. Cili duhet të jetë aleati më i madh i Maqedonisë së Veriut, është pyetja tjetër e këtij hulumtimi në të cilën 43.2% e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur pro Bashkimit Evropian, në krahasim me 16% – pro SHBA. Ajo që bie në sy është se rreth 20% e të anketuarve besojnë se Rusia duhet të jetë aleati më i madh i vendit tonë, ndërkohë që numri i shqiptarëve (59.3% ) që e konsiderojnë BE si aleatin më të madhe është dukshëm më i madh në krahasim me maqedonasit etnik (39%.) Një e katërta e maqedonasve apo thënë në shifra 25% besojnë se Rusia duhet të jetë aleati më i madhe i Maqedonisë së Veriut, në krahasim me SHBA që janë deklaruare 13.2%, ndërkaq te shqiptarët shifrat janë të plotësisht ndryshe – 22.3% e tyre janë deklaruare pro SHBA-ve, ndërkaq vetëm 6% për Rusinë. (koha.mk)