Sipas një sondazhi të përbashkët nga Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe zhvillim, shqiptarët janë populli më i politizuar në Evropë. Në anketim janë përfshirë 51 mijë familje në 29 vende të ndryshme të Evropës dhe Azisë Qendrore, raporton TCH. 21 për qind e popullsisë në Shqipëri është e anëtarësuar në një parti politike, apo 27 për qind e meshkujve dhe 15 % të femrave janë anëtarë të një partie në Shqipëri, përcjell albinfo.ch. Pas Shqipërisë, vendi i dytë më i politizuar renditet Mongolia, ku pjesa e popullsisë që rezulton e anëtarësuar në një parti politike është rreth 17 për qind. Më pas vijnë me radhë Taxhikistani me 15 për qind dhe Mali i Zi me 14 për qind, ndërsa në Evropën e zhvilluar pjesa e popullsisë së anëtarësuar në partitë politike është vetëm 7 për qind ose 3 herë më pak se sa në Shqipëri.