Në një studim të fundit të PNUD për tolerancën fetare në Shqipëri, diskriminimin dhe nivelin e besimit rezulton se shqiptarët kanë një nivel përgjithësisht të ulët informacioni ose njohurish për fetë e ndryshme. Studimi i referohet një kampioni prej 1100 personave të zgjedhur rastësisht dhe informacionet e tyre për pesë komunitetet kryesore fetare në Shqipëri: myslimanë, ortodoksë, katolikë, bektashinj dhe protestantë.
Nga gjetjet e studimit rezulton se me përjashtim të komunitetit mysliman, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në sondazh deklaruan se kanë pak ose aspak njohuri për fenë e komunitetit ortodoks, atij katolik, bektashinj dhe protestant. Kjo ndodh duke pasur parasysh mbizotërimin e bashkësisë myslimane në Shqipëri. Por a është Shqipëria vend i tolerancës fetare? 60% e të anketuarave janë përgjigjur me PO, dhe qëndrimet ishin ndarë në dy drejtime:
– Ndjenjat kombëtare ushqejnë tolerancën fetare në Shqipëri (83.3%)
-Laicizmi ka forcuar tolerancën fetare (83.1%)