Fatos RUSHITI0
Shkup, 16 qershor – Institucionet kyçe të sigurisë nacionale, Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim dhe Byroja për siguri publike, do të vazhdojnë të udhëhiqen nga kuadro maqedonas, ndërsa shqiptarët do të pajtohen vetëm me rolet e zëvendësve në këto dy drejtori. Siç merr vesh gazeta KOHA nga burime partiake, BDI do të vazhdojë të ketë zëvendësin në DSK, ndërsa ASH do të ketë zëvendësin në Byronë për siguri publike, por që ende nuk kanë vendosur për emra konkret. Në dy drejtoritë tjera të rëndësishme, siç janë Drejtoria e policisë dhe Drejtoria e burgjeve, nuk përjashtohet mundësia që drejtorët të jenë shqiptarë, të propozuar nga BDI dhe ASH. Nga ana tjetër, jo vetëm nga LSDM, por edhe nga partitë shqiptare, pritjet e ndërkombëtarëve janë që të kësaj radhe në të gjitha organet e sigurisë të mos vijnë emra partiak, por emra të dëshmuar profesionalisht dhe të pastër moralisht. Të premten, pra fillimit të seancës, Qeveria e Maqedonisë konfirmoi propozimin për shkarkimin e Prokurorit publik Marko Zvërlevskit. Deri më tani spekulime ka pasur për emrin e Llaze Vellkovskit në krye të BSP-së, ndërsa për në DSK janë përfolur emrat e Borçe Petrevskit dhe Goran Nikollovskit. (Më tepër mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës KOHA)