Në Serbi janë shpallur zgjedhjet për Këshillat nacional të pakicave nacionale, për këtë garë janë deponuar deri më tash 5 lista që kërkojnë besimin e votuesve shqiptarë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për Këshilli Nacional Shqiptar.
Kompetencë e këtij institucioni është arsimi, kultura, informimi dhe përdorimi zyrtar i gjuhës e shkrimit shqip si dhe është i thirrur për të trajtuar edhe temat me interes për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ragmi Mustafa kryesues i Listës Partia për Veprim Demokratik – Shaip Kamberi, për gazetën Koha u shpreh se për Luginën e Preshevës, çështja e shqiptarëve të këtij rajoni duhet me doemos të jetë pjesë e trajtimit në dialogun Kosovë-Serbi.
“Në një proces politik e historik shqiptarët e Luginës së Preshevës në vazhdimësi kanë kërkuar të jetë pjesë e integruar e Kosovës. Ne nuk guxojmë ta çlirojmë Serbinë nga marrëveshjet, përgjegjësit ndërkombëtarisht të marra. Nuk i ka realizuar. Njëkohësisht duhet të marrë përgjegjësit që i takojnë Kosovës. Lugina e Preshevës, çështja e shqiptarëve të këtij rajoni duhet me doemos të jetë pjesë e trajtimit në dialogun Kosovë-Serbi” tha Mustafa.
Ai më tej theksoi se fuqishëm do të angazhohet jo vetëm të jetë pjesë e këtij dialogu por edhe zgjidhja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në mbështetje të ambicieve legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ndërkaq Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një seri konferencash ka theksuar se përmes korrigjimit të kufirit me Serbinë do të bashkoj Luginën e Preshevës me Kosovën.(koha.mk)