Është mbyllur disa ditë më parë faza e parë e kampionatit italian të futbollit, Seria A. Në 19-të javë të zhvilluara, janë “zbuluar” se cilët janë futbollistët që kanë bërë më shumë ndërhyrje të gabuara në këtë kampionat, ku bien në sy dy lojtarë me origjinë shqiptare.
Mes 10 futbollistëve të Seria A, gjendet Valon Berhami që është në vendin e gjashtë dhe Përparim Hetemaj, i cili kryeson listën. Me 28 faulle në 1042 minuta në fushë, mesfushori i Udinezes ka një mesatare prej 2.42 faullesh në 90 minuta.
Përparim Hetemaj ka një numër më të vogël faullesh, por këto i ka kryer në 908-të minuta. Me 28 ndërhyrje të gabuara, ai ka një mesatare prej 2.78 faulle në 90 minuta. Pjesë e listës janë edhe Rinkon i Torinos, Zapata i Atalantës, që është sulmues dhe Kristante i Romës.