“30 under 30” ose ndryshe 30 persona nën moshën 30-vjeçare listohen çdo vit nga revista prestigjioze Forbes, ky listim përfshin grupimin kryesor të cilët kanë pasur sukses në biznes dhe ndikim të konsiderueshëm në shoqëri.
Këtë vit në listim ishin dhe dy djem shqiptarë, Dean Çelaj dhe Erblin Ribari, në kategorinë e Impaktit Social dhe Financës.
Dean Çelaj, themeloi Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri. Duke funksionuar si Khan Academy, Akademi.al publikon video mësime nga mësuesit që studentët mund t’i shikojnë falas. Kur Covid-19 goditi Shqipërinë, Akademi.al nënshkroi kontrata me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’u bërë platforma e tyre zyrtare e mësimit në distancë. Tani ka mbi 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në shqip.
Erblin Ribari, shqiptari nga Kosova është CFO në dua.com, një aplikacion që ofron përputhje të personave me njëri-tjetrin, me pagesa që mundësojnë transaksione nga kolegët. Dua ka mbledhur 4.75 milionë dollarë fonde dhe vlerësohet plot 32 milionë dollarë, me 130,000 përdorues aktivë në aplikacion. Ribari ka marrë një MBA nga Instituti i Teknologjisë në Rochester dhe dua.com është inkubuar në Harvard Innovation Labs.
Rikujtojmë se në vitin 2020 një tjetër shqiptar ishte pjesë e listës së Forbes, Geri Çupi, themelues i startup-it Twig dhe bashkëthemelues i Hajde App.