Erza Muqolli po arrin të jetë mjaft e suksesshme jashtë vendit, e së fundmi në Paris na ka bërë krenar teksa ka bërë simbolin e shqiponjës në skenë.
13-vjeçarja kosovare ka performuar këngën “Listen” të Beyonce, ku në fund të interpretimit ka ngirutr duart lart me shenjën e shqiponjës për tu treguar të gjithëve origjinën e saj shqiptare.
Kjo performancë e Erzës është pritur me brohoritje e duartrokitje të shumta nga publiku i pranishëm në koncert. Pesë vite më parë, kur Erza ishte vetëm 8 vjeç mahniti francezës në “France’s Got Talent”, ku arriti të renditej e treta.