Shkup, 21 nëntor – Të dielën pas mesnate ka filluar edhe zyrtarisht fushata parazgjedhore, e cila do të zgjasë deri në mesnatën e 9 dhjetorit, pas çka pason heshtja zgjedhore njëzetekatërorëshe. Në garën për zgjedhjet që do të mbahen më 11 dhjetor, po marrin pjesë 11 subjekte politike, pesë koalicione parazgjedhore dhe 5 parti politike, shkruan gazeta KOHA. Fushata filloi furishëm me manifestime të mëdha promovuese të BDI-së në Shkup dhe të koalicionit LR-PDSH-UNITETI-RDK në Gostivar mbrëmjen e së dielës, ndërkaq PDSH kishte mbajtur konventën më herët në Çair, kurse Lëvizja BESA dhe grupi i RDK-së së Fadil Zendelit fushatën do ta fillojnë përmes një manifestimi të madh promovuese sot (22 nëntor) në Sallën Boris Trajkovski në Shkup. VMRO ashtu si tradicionalisht fushatën e ka filluar në Ohër të hënën më 21 nëntor, ku edhe ka promovuar kandidatët për deputetë si dhe ka shpalosur programin parazgjedhor. Po në Ohër por një ditë më pas, më 22 nëntor, fushatën do ta fillojë dhe koalicioni “VMRO për Maqedoninë”, me partitë e Lupço Georgievskit, Lube Boshkovskit dhe Stojançe Angellovit. Nga ana tjetër, LSDM e Zoran Zaevit fushatën do ta fillojë sot në Prilep, megjithëse paraprakisht tubim do të mbajë në qytetin e Krushevës, ndërsa fushatën do ta mbyllë në Tetovë. Pas konventave promovuese, BDI vazhdon me tubimin e parë që do ta mbaj në Komunën e Likovës, PDSH do të fillojë nga Komuna e Studeniçanit. Në këto zgjedhje partitë politike shqiptare hyjnë me kërkesa të mëdha, BDI ka sy kryetemë barazinë politike dhe ekonomike, PDSH me amnisti të përgjithshme dhe amnisti fiskale si dhe marrëveshjen politike, Aleanca për shqiptarët me kërkesën për shtet binacional, ndërsa Lëvizja BESA me platformën e njohur për ridefinimim të shtetit. Mbetet të shihet si… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.