Shkup, 11 shkurt – Se vet shqiptarët, në të shumtën e rasteve, përdhosin gjuhën shqipe, këtë e dëshmon edhe njoftimi i fundit i zëvendëskryetarit shqiptar të Komunës së Butelit, njëherësh këshilltar komunal i BDI-së në këtë komunë, Naim Saliu. Në një postim në Facebook, Saliu, duke informuar se edhe zyrtarisht ka marrë vendimin për “zëvendëskryetar të Butelit”, në dy fjali në profilin e tij në Facebook, ka shkruar plotë nëntë gabime.
“Te nderuar shok dhe dashamir sot murem mbi supet tona edhe nje obligim un mora postin e ZAVENS. KRYETARIT. te KOMUNES.BUTEL”, shkruan zëvendëskryetari i Butelit, Naim Saliu.
Gabime të tmerrshme gjuhësore zëvendëskryetari shqiptar i Butelit përdorë edhe në secilën përgjigje në urimet që ai ka marrë nga miqtë e tij në FB. ” Shendet dhe seksese patshi gjithmon.flm.”, përgjigjet Saliu në një urim nga një mik i tij. (koha.mk)