Shkup, 28 janar – Kryetari i Komunës së Velesit, Aco Kocesvski, ka reaguar ashpër ndaj pyetjeve në gjuhën shqipe të gazetares së gazetës KOHA, Delvina Kërluku sot në pres konferencën e ministrit të Arsimit, Arbër Ademi.
Kjo ka ndodhur, në takimin e së hënës me gazetar të ministrit Ademi, kryetarit të Velesit dhe prindërve shqiptarë, të cilët prezentonin konkluzat nga takimi për gjetjen e një zgjidhje për nxënësit shqiptar të fshatit Starigradit të Velesit.
Gazetarja Kërluku kishte pyetur ministrin Ademi nëse ndonjëri nga zyrtarët, që nga MASH-i e deri tek Komuna do të mbajë përgjegjësi për shkeljen e Ligjit për arsim fillor, pasi nxënësve shqiptarë të Starigradit dhe fshatrave tjerë të Velesit nuk i mundësohet shkollimi në gjuhën amtare.
Pyetjes së gazetarëve të parashtruar në gjuhën shqipe, i është përgjigjur vetëm se shqip, gjë kjo që nga kryekomunari i Velesit është kuptuar si anashkalim i gjuhës maqedonase, raporton koha.mk.
Përveç kreut të Velesit, ndaj përgjigjeve të pyetjeve të parashtruar shqip kanë reaguar edhe disa gazetarë maqedonas. (koha.mk)