Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim Dimitris Avramopulos ka deklaruar sot në Tiranë se: “Shqipërisë mund t’i rikthehen vizat”. Avramopoulos tha se BE po monitorin situatën, ndërsa duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm, pasi ekziston mundësia për rikthimin e vizave nëse emigracioni është mbi 50 % dhe ka një refuzim për t’u rikthyer në vendlindje.
“Lufta e përbashkët kundër drogës, Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e veta për të shkatërruar këto banda dhe ne po bashkëpunojmë. Sa i përket pezullimit të vizave mund tju them se ne po monitorojmë situatën dhe është në monitorim për të gjitha vendet dhe jo vetëm për Shqipërinë. Duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm.