Tiranë, 2 mars – Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit ndjeshëm në muajin janar, duke sinjalizuar një tendencë pozitive të turizmit edhe në fillimin e këtij viti, raporton ATSH.
Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), në Shqipëri hynë gjatë muajit janar 2018, 232 mijë shtetas të huaj, një rritje me 34.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Hyrjet në Shqipëri dominohen prej vizitorëve nga vendet fqinje, kryesuar nga Kosova, Maqedonia, Greqia e Mali i Zi.
Vizitorët prej këtyre vendeve përbënin rreth 75 për qind të numrit të përgjithshëm të vizitorëve të huaj gjatë janarit.
Turizmi kulturor zë vendin e parë në stinën e dimrit për numrin e vizitorëve por jo vetëm kjo stinë.
Në përgjithësi, kultura identifikohet si pika e fortë kryesore e Shqipërisë në industrinë e udhëtimeve nga tregjet e huaja.
Destinacionet kryesore të vizituara nga ture të organizuara kulturore janë Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Fieri, Berati, Elbasani, Korça, Përmeti, Gjirokastra, Saranda dhe Vlora.
Numri i vizitorëve të huaj për 2017, në atë që quhet turizmi kulturor kap shifrën e 350 vizitorë që është një rritje në krahasim me një vit para tij me 50 mijë vizitorë më shumë.
Ndërsa bie në sy fakti i rritjes së numrit të vizitorëve nga shtetet , si Anglia, Gjermania apo Shtetet e Bashkuara.