Shpresat kuqezi do të luajnë dy ndeshjet e radhës këtë muaj, ku në datën 10 tetor do të kenë përballë Italinë në një ndeshje miqësore, ndërsa 5 ditë më vonë, do të kenë transfertën ndaj Estonisë. Trajneri i Shpresave, Alban Bushi ka nisur nga puna për ftesat dhe bie në sy një tjetër emër i ri në Kombëtare. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të talentuar të Shkëndijës së Tetovës, Omar Imeri. Ai ka marrë zyrtarisht një ftesë për të luajtur me fanellën kuqezi dhe bëhet kështu futbollisti i dytë nga Shkëndija që vjen te Shqipëria. Më parë, me kuqezinjtë është bashkuar edhe Shefit Shefiti. Lajmi u bë i ditur nga vetë sajti zyrtar i klubit të Shkëndijës.
“Sulmuesi anësorë i Shkëndijës merr ftesë për tu bashkuar me shpresat kuqezi për ndeshjet eliminatore me Italinë dhe Estoninë. Forma e mirë që po kalon me Shkëndijën ka bërë që Omar Imeri të futet në radarët e përfaqësueses U21 të Shqipërisë. Stafi teknik i shpresave kuqezi në krye me Alban Bushin vlerësojnë paraqitjet pozitive të Imerit, duke vendosur ta marrin në kombëtaren e re. Federata shqiptare e Futbollit zyrtarisht ka dërguar ftesë për Omar Imerin të cilin e kërkojnë tu bashkohet për dy ndeshjet e radhës në kualifikimet për Kampionatin Europian për të rinjtë. Shqipëria U21 më 11 tetor luan si vendase me Italinë U21, ndërsa pesë ditë më vonë (16 tetor) pason transferta me Estoninë U21”, shkruhej në njoftimin e klubit.