Shqipëria U-21 ka fituar 2:1 ndaj Kosovës U-21 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Loja ishte mjaft e hapur qysh prej fillimit dhe të dyja skuadrat krijuan raste mjaft të mira, por pas 45 minutave të parë rezultati ishte pa gola 0:0.
Ndërkohë, goli i parë erdhi në minutën e 76-të, kur Shaqir Tafa i çoi shifrat në 1:0. Futbollisti nga Kosova, Arbnor Mucolli e shtoi epërsinë e kuqezinjve në minutën e 81-të. Kurse, golin e vetëm për “Dardanët” e shënoi Blend Baftiu në minutën e 90-të.
Pas këtij rezultati, Kosova zë pozitën e tretë në grupin 3 me 6 pikë, kurse Shqipëria gjendet në vendin e katërt me një pikë më pak.