Tiranë, 25 mars – Qeveria e Shqipërisë ka shpallur gjendje të fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin për periudhën prej 30 ditësh.
Marrja e këtij vendimi do të thotë që qeveria dhe komunat kanë detyrim ligjor për të kompensuar të gjithë qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore.
“Ligji i Mbrojtjes Civile përcakton që, në varësi të llojit të gjendjes së emergjencës, qeveria duhet të marrë masa të tilla si: Përcaktimi i objekteve në pronësi të shtetit për t’i shërbyer qytetarëve për strehim, evakuimin e qytetarëve dhe akomodimin e sigurt. Qeveria dhe komunat janë të detyruara me ligj që të kompensojnë të gjithë qytetarët e prekur nga fatkeqësitë natyrore”, transmeton televizioni Top Çanell.
Vendimi i qeverisë vjen dy javë pas paraqitjes së koronavirusit në vend, menjëherë hynë në fuqi.
Ndërsa përfshirë edhe të dhënat e djeshme në vend, me “Kovid-19” janë infektuar 123 persona, dhjetë prej të cilëve u shëruan dhe pesë vdiqën.
Paraprakisht shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e kërkoi Partia Demokratike e cila ka shprehimisht ka përshëndetur vendimin e qeverisë.
“Partia Demokratike e përshëndet vendimin për të shpallur fatkeqësi natyrore pesë ditë pas kërkesës zyrtare të liderit të opozitës Lulzim Basha”, theksohet nga ana e partisë opozitare.
Gjithashtu sot, presidenti Ilir Meta paralajmëroi seancë online të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, në të cilën i ftuar është dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.