Kombëtarja shqiptare nuk arriti që të tregoi rezultat të mirë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Turqisë ku u mposht me rezultat bindës me 2:0.
Panucci nuk po arrin në as një mënyrë që të tregojë kualitet e ti me kombëtaren tonë, kështu që edhe sot FSHF ka vendosu që zyrtarisht ta shkarkoi atë nga stoli i kombëtares, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta Koha. Ka qenë një episod i shëmtuar në “Loro Boriçi” pas golit të dytë të Turqisë, shënuar nga Hakan Çalhanoglu në minutën e 55-të.
Kjo mund të kushtojë shtrenjtë për Federatën Shqiptare të Futbollit sa i përket ndeshjes së radhës që kuqezinjtë do të luajnë në shtëpi për eliminatoret e Europianit 2020.
Delegati i ndeshjes me siguri ka mbajtur shënim gjithçka dje, aq sa edhe njoftimi në stadium pas urdhrit të drejtuesve të FSHF-së nuk mjaftoi në ndërgjegjësimin e tifozërisë.