Shqipëria ka marrë pjesë në Olimpiadën Botërore të Shahut dhe për Sekretaren e Përgjithshme të Federatës, Majlindi Pilinçi, kjo pjesëmarrje ishte përtej pritshmërive.
Shahu shqiptarë u rendit i 53-ti në botë për meshkuj, midis 185 ekipeve pjesëmarrëse, ndërsa për femra, i 87-ti midis 151 ekipeve dhe, për Pilinçin, kjo paraqitje ishte rrjedhojë e grupit të përzgjedhur të lojtarëve dhe përgatitjes së tyre. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, numri 2 i organizmit që qeverisë shahun shqiptar e ka hedhur tanimë vështrimin drejt veprimtarive të tjera.
Pilinçi ka vlerësuar edhe zgjedhjen e Erald Dervishit në postin e Kreut Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Shahut.