Për shkak të gjendjes hidrologjike të pavolitshme që kushtëzon prodhimtari më të vogël të energjisë elektrike, Shqipëria gjendet para krizës energjetike, lajmëroi korrespondentja e MIA.
Për shkak të asaj vendi përballet me shpenzime të mëdha të furnizimit me energji elektrike, konfirmojnë burimet e Korporatës elektroenergjetike shqiptare (KESH), e cila për gjendjen e tillë e ka informuar edhe Qeverinë për shkak të mjeteve të nevojshme financiare.
Për dallim nga viti i kaluar në këtë kohë, tani në ujëvarën e lumit Drin, ku ka tre hidrocentrale “Fierza”, “Koman”, “Vau de Dejs”, qeveris gjendje e pavolitshme hidrologjike, e cila sipas personave profesional kushtëzon prodhimtari shumë më të vogël të energjisë elektrike.
Në prill të vitit 2018 niveli i akumulimit “Fierza”, i cili është hidrocentrali i dytë sipas madhësisë në Ballkan pas “Gjerdap” në Danub ka arritur 296,5 metra, ndërsa tani është për 30 metra më i ulët dhe arrin rreth 269 metra, që është shumë nën mesataren e 15 viteve të fundit.
Prodhimtaria në tre hidrocentralet tani kënaq vetëm 25 për qind të nevojave të Shqiptarëve për energji elektrike, për shkak të së cilës pjesa tjetër sigurohet nga importi i elektranave të vogla private.
Në katër muajt e parë të vitit për import të energjisë elektrike Shqipëria ka shpenzuar rreth 100 milion euro me TVSH të përfshirë. (koha.mk)