Fjala është për Luan Qerimin, një ndër aktorët më të mirënjohur shqiptar për dhjetëra rolet e tij në teatër e kinematografinë shqiptare.
Ndër rolet më të famshme nga 70 të tilla që aktori kishte kryer janë ato në filma si “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”.
Luan Qerimi lindi në Lushnje në vitin 1929 dhe e nisi karrierën e tij në skena amatore e më tutje në moshën 25 vjeçare hyri në Teatrin Kombëtar.
Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, por që atëherë, me dhjetëra do të ishin rolet që do t’i besoheshin. Kjo për portretin e tij të veçantë, zërin kumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri, që nga cubi, tek heroi, nga i infiltruari tek njeriu i besuar, nga gangsteri tek malësori.