Tiranë, 19 qershor – Parlamenti i Shqipërisë nesër në procedurë urgjente do të miratojë ligj me të cilin parashikohet ndalesë për daljen nga vendi prej pesë deri dhjetë vjet, për secilin që do të kryejë vepër penale gjatë zgjedhjeve.
Këtë sot e paralajmëroi kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët e njësisë zgjedhore nr 1 në Tiranë, si paralajmërim për opozitën dhe ithtarët e saj të cilët i shpeshtuan sulmet në hapësirat ku janë të vendosura komisionet zgjedhore dhe materialet zgjedhore.
“Propozim-ligji është përgatitur dhe ai nesër do të votohet në Parlament. Secili që do të kryejë krim gjatë zgjedhjeve nuk do t’i lejohet dalje nga vendi prej pesë deri 10 vjet. Tërë kjo që po ndodh është druajtje nga reformat gjyqësore e cila mbizotëron mes opozitës. Më vjen keq për ata që i ndjekin porositë e tyre. Shkojnë në burg për Lulin (Lulzim Bashën) dhe fallxhoren (Monika Kryemadhi). I nxisin njerëzit të hyjnë në fatkeqësi ndërsa ata flenë nëpër shtëpitë e tyre”, deklaroi Rama.
Ndërkohë situatë e tensionuar është vërejtur në Burel, ku ithtarët e opozitës me dhunë e kanë marrë materialin zgjedhor dhe e kanë djegur. Në ndihmë të policisë lokale është thirrur njësiti për intervenim të shpejtë, ndërsa është përdorur edhe gaz lotsjellës.
Nga ana tjetër partia demokratike opozitare e akuzoi policinë se “me respektimin jo të plotë të ligjit” ka zbatuar forcë dhe me gaz lotsjellës i ka sulmuar funksionarët nga komuna e Butelit, të cilët e zbatojnë dekretin e presidentit të Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve. (koha.mk)