Kiev, 1 shkurt – Në Ukrainë dje u hodh shorti për përfaqësueset që do të këndojnë në dy gjysmëfinalet e Eurovisionit. Gjysmëfinalja e parë është ndarë në dy pjesë. Shqipëria do të performojë në pjesën e parë të gjysmëfinales së parë. Ajo përfaqësohet nga Linda Halimi me këngën “Botë”. Ndërsa Maqedonia e përfaqësuar nga këngëtarja e re Jana Burçeska do të performojë në gjysmlfinalen e dytë në pjesën e parë.
GJYSMËFINALJA E PARË, PJESA E PARË
Mali i Zi
Finlanda
Gjeorgjia
Portugalia
Belgjika
Suedia
Shqipëria
Azerbajxhani
Australia
PJESA E DYTË
Qipro
Sllovenia
Armenia
Moldavia
Republika Çeke
Letonia
Islanda
Greqia
Polonia
GJYSMËFINALJA E DYTË, PJESA E PARË
Maqedonia
Malta
Holanda
Serbia
Danimarka
Rusia
Rumania
Hungaria
Austria
Irlanda
PJESA E DYTË
Zvicra
Estonia
Izraeli
Bullgaria
San Marino
Lituania
Kroacia
Norvegjia
Bjellorusia.
Pesë shtetet e përhershme janë të kualifikuara për në finale.