Shqipëria ka qenë në qendër të emisionit te djeshëm ‘Narcotica’, transmetuar ne Rai3, qe e kishte anoncuar me pershkrimin ‘udhëtim në zemër të tregtimit të drogës në Shqipëri’.
“Narcotica”, programi mbi botën e trafikut të drogës të Tg3 dhe Rai3 u transmetua mbreme dhe nxori ne pah fakte tronditese mbi trafikun e droges, duke u ndalur edhe te Lazarati.
“Lazarat është një fshat i vogël në zemër të Shqipërisë që konsiderohet prej kohësh qendra e kultivimit të marijuanës, skena e operacioneve masive të policisë dhe përplasjeve të armatosura”- nis emisioni.
Programi fillon nga Lazarati për të treguar historinë e Shqipërisë, një nga vendet kryesore prodhuese të marihuanës dhe lidhjes me mafian.
Pjese e emisionit Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregoi për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis, përcjellë KOHA.
Prokurori Gratteri dhe Koloneli D’Angelantonio del Ros tregojnë për hetimet për klanet shqiptare dhe bashkëpunimin me Prokurorin Francesco Mandoi i cili jeton në Tiranë për të koordinuar hetimet.
‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 tone kanabis në Otranto’, tregon Gratteri, duke theksuar se grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë.
Sipas tij, shqiptaret sjellin bashke me kanabisin edhe kokainen ne Itali. “Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine’, thotë ai.(koha.mk)