Tiranë, 19 prill – Kanë arrit në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas edhe 50 mijë doza të tjera vaksina nga “AstraZeneka”.
Vaksinat janë pritur në Rinas nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ai i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
Manastirliu theksoi se sot priten edhe 200 mijë doza të tjera, duke shtuar se drita në fund të tunelit duket se është më e qartë se kurrë më parë.
“Bashkë me vaksinat e ardhura dje, janë mbi 400 mijë vaksina që kanë ardhur në Shqipëri. Nga nesër, presim mbi 200 mijë doza vaksine, do vazhdojmë me vaksinimin intensiv. Do shtrihemi edhe tek punonjësit e transportit publik, duke nisur nga punonjësit e transportit ajror. Situata paraqitet e kontrolluar dhe duhet të kemi vigjilencë. Drita në fund të tunelit është më e qartë se kurrë më parë. Falë ndihmës së miqve tanë, do ia dalim të jemi në normalitet”, deklaroi Manastirliu, njofton Ora njuz.
Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë deri tani janë kryer 324,850 vaksinime.