Tiranë, 19 dhjetor – Me dhënie të betimit para shefit të shtetit Ilir Meta sot edhe zyrtarisht filloi me punë Prokuroria Speciale për Korrupsion dhe Krim të Organizuar (SPAK), transmeton gazeta KOHA.
Atë e përbëjnë nëntë prokurorë në krye të cilës është Arben Kraja, Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani.
Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.
“Të kenë frikë ata që shkelin ligjin”, tha Kraja menjëherë pas zgjedhjes. Ai shtoi se duhet një bashkëpunim më i madh me partnerët ndërkombëtarë për të ndryshuar opinionin negativ që ata kanë krijuar mbi institucionet shqiptare.
Ndërkohë për këtë ka reaguar edhe ambasadori Luigi Soreca.
“Ne mirëpresim betimin sot për tetë prokurorët e SPAK para Presidentit. Tani ata janë gati për të filluar punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin ereformës në drejtësi. Lufta kundër # korrupsionit dhe # krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e # anëtarësimit në BE”.(koha.mk)